Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në raportin e paraqitur para kabinetit qeveritarë për punën 100 ditëshe të qeverisë ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Ai ka potencuar se kontributi i tyre është i madh në tërheqjen e investimeve në Kosovës.
“Janë bërë kontakte mjaft të rëndësishme me bashkatdhetarët tanë që janë në vendet perëndimore, që kanë të bëjnë me tërheqjen e investimeve të tyre këtu dhe poashtu që kanë të bëjnë me integrimin e qytetarëve tanë në vendet ku ata jetojnë”, ka thënë Mustafa.
Në prezantim të planit në sektorin e ekonomisë, kryeministri ka përmendur Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike.
“Ne gjatë këtyre tre muajve, njëqind ditëve, kemi aprovuar dokumente shumë të rëndësishme siç janë Programi Qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe Plani i Implementimit të Programit Qeveritar, kemi aprovuar Planin e Punës të Qeverisë dhe kemi aprovuar po ashtu Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike si program i cili është bërë edhe në suaza të nevojave të brendshme por edhe të reformave të cilat ne duhet t’i bëjmë si reforma strukturore karshi kërkesave të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Mustafa, transmeton albinfo.ch.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.