Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në një takim përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Frank Lakwijk.
Sipas një njoftimi, kryeministri Mustafa përveç zhvillimeve të përgjithshme ekonomike në vend, diskutoi edhe mbi bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi Buxheti i Kosovës duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së konkurrencës në sektorin privat.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi rezident i FMN-së, Lakwijk shprehu përkrahjen e FMN-së mbi kujdesin e Qeverisë së Kosovës rreth shpenzimeve, por edhe mbi fokusin e saj në përmirësimin e konkurrencës dhe drejtësisë në tregun e punës.
Ndërkaq, Partitë opozitare kanë kritikuar propozim buxhetin e prezantuar për vitin 2015 nga qeveria e re, buxhet të cilin e quan të mjerë, buxhet të luksit e jo të qytetarvëve të vendit.
Opozita thotë se projektbuxheti është i pandryshuar dhe i njëjtë i prezantuar edhe nga qeverisja e kaluar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.