Ndër kulturat më interesante në botë është sigurisht ajo japoneze. Japonia ka një bukuri të jashtëzakonshme për ata që jetojnë larg. Por si mund ta kuptoni plotësisht atë kulturë?
Nëse rezervoni një fluturim për në Tokio, ju mund të vizitoni ndër të tjera muzetë e saj. Ndoshta duke blerë Tokyo Museum Grutto Pass, ju mund të hyni me një çmim të zbritur në 92 muze (dhe jo vetëm) të kryeqytetit.
Shitamachi Museum
Qëllimi i Shitamachi Museum? U jep mundësinë brezave të rinj të njohin kulturën dhe traditat popullore të Japonisë së njëherë e një kohe. Ju mund të vizitoni nagaya, një shtëpi tipike e periudhës Taisho. Këtu mund të bëni një udhëtim pas në kohë për të parë se si jetonin 100 vjet më parë banorët e lagjes Shitamachi, doëntoën që është pranë Baia të Tokios.
Samurai Museum
Nuk mund të flitet për Japoninë e të mos mendosh për samurajit. Samurai Musem është një muze i vogël që i kushtohet pikërisht kësaj kohe, për t’u zbuluar pikërisht me një vizitë që tregon gjithçka nga kjo epokë (dhe për këtë figurë) legjendare, që ka hyrë në imagjinatën perëndimore edhe falë shumë filmave për këtë temë.
The Ueno Royal Museum
Që nga viti 1972, The Ueno Royal Museum është hapësira ekspozuese e Shoqatës së Artistëve Japonezë. Në muzeun e njohur dhe të bukur Ueno Park nuk ka ekspozita të përhershme, por në të organizohen ekspozita të ndryshme periodikisht kushtuar artit bashkëkohor dhe tradicional.
National Museum of Nature and Science
Ndër muzetë më të mëdhenj në Japoni, National Museum of Nature and Science, tregon historinë e botës, nga epoka e dinozaurëve deri tek gjetjet e fundit nga teknologjia, me një theks të veçantë tek ekosistemi unik që karakterizon vendin. Ndër zbulimet e fundit është një mumie e periudhës Edo (1603 – 1868), një avion i Luftës së Dytë Botërore dhe dy panda të mëdhenj.
Muzeu Kombëtar i Tokios
Muzeu i artit dhe arkeologjisë i vitit 1872, Muzeu Kombëtar i Tokios, është më i madhi dhe më i vjetri në të gjithë Japoninë, i cili ndodhet brenda Ueno Park. Këtu mund të shikoni mijra vepra arti dhe gjetje arkeologjike – 116.000 vepra në koleksion, nga të cilat 88 thesare kombëtare dhe 634 trashëgimi të rëndësishme kulturore.
Tokyo Metropolitan Art Museum
Ta përshkruash veten si një “dritare me pamje nga bota e artit”, Toyo Metropolitan Art Museum është një ndër muzetë më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në botë. Frymëzuar nga arkitektura e tempujve të mëdhenj në Japoni, ai ekspozon piktura dhe kaligrafi, skulptura dhe qeramika, por nuk është një hapësirë vetëm për ekspozim – këtu fëmijët vijnë për të luajtur dhe të mëdhenjtë për t’u befasuar nga veprat e ekspozuara.
Edo-Tokyo Museum
Për të prekur plotësisht kulturën e Tokios, muzeu ideal është Edo-Tokyo Musem. Këtu tregohet historia e kryeqytetit japonez, nga periudha e Edo-s deri në ditët tona.
Ota Memorial Museum of Art
Kushtuar artit japonez të ukiyo-e, Ota Memorial Museum of Art është vendi i duhur për të njohur një pjesë të rëndësishme të kulturës japoneze, atë artistike.
National Museum of Emerging Science and Innovation Miraikan
Miraikan është një muze që shikon drejt Japonisë së të ardhmes? Si? Me shfaqje të robotikës dhe Inteligjencës Artificiale dhe me njohuri në hapësirë, situatën mjedisore, shkencën dhe universin.