Muzeu kombëtar i Katarit shumë pranë përfundimit

04/05/2018 11:26 AM 0 komente

Muzeu Kombëtar i Katarit prej 68.58 kilometrash katrorë dhe që i ka filluar ndërtimet e tij që prej afërsisht një dekade është shumë pranë fazës së tij përfundimtare.

Ky muze kombëtar i cilë është dizenjuar nga studioja e arkitektëve franceze, Jean Nouvel, i ka filluar ndërtimet e tij që në vitin 2010 dhe tani që është shumë pranë përfundimit të tij, janë bërë publike disa foto në të cilat ai duket madhështor.

Në dizenjimin e këtij projekti gjigand, arkitektët francezë u frymëzuan nga forma e trëndafilit të egër për t’i dhënë asaj formën.

I ndërtuar me hekur, xham dhe dru, ky muze do të ketë pjesë të tijën edhe një teatër prej 220 vendesh, një qendër kërkimore, laboratorë, dy dyqane, dy ristorante dhe një kafene. Ky muze do të jetë i rrethuar nga një park gjigand në të cilin do të mbillen disa prej bimëve kryesore të kulturës vendase.

Jean Nouvel, i cili është gjithashtu arkitekti që dizenjoi edhe muzeun Louvre Abu Dhabi, donte që vizitorët që do të vinin dhe të shikonin Muzeun Kombëtar të Katarit të përfshiheshin nga dualiteti i peisazhit të atij vendi, që përfshin si shkretëtirën ashtu edhe detin. Objekte të ndryshme antike do të jenë të ekspozuara për të gjithë vizitorët, duke filluar nga objekte të rralla të paraardhësve, të qyteteve të vjetra etj. Por ato do të ndërhturen edhe me objekte modern të ditëve të sotme.

Prandaj ky muze do të jetë në ndërthurje midis trashgimisë së Katarit dhe të ardhmes së tij. Ai është ndërtuar në ish pallatin e sheikut Abdullah bin Jassim Al Thani dhe pikërisht edhe në vendin ku më parë ka qenë ndërtuar edhe muzeu i vjetër kombëtar.

Ky muze pritet të hapet për të gjithë vizitorët në fund të dhejtorit të këtij viti.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz