Ky është muzeu i parë i trurit në Indi dhe nodhet brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor në Bangalore të Indisë.
Edhe pse ka shumë pak kohë që është hapur, ai ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh.
Këtu vizitorëve u lejohet që edhe të prekin disa prej trureve që janë ekspozuar aty.
Në këtë muze ka trure të llojeve të ndryshme, të tillë si ato të personave që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme të tilla si Alzaimeri, Parkinstoni dhe nga Skizofrenia. Secili tru ka ngjitur ose përbri karakteristikat e tij.
Por në këtë muze të gjithë vizitorët do të keni mundësi që përveç trurit të shikojnë edhe organe të tjera të trupit të njeriut si mushkëritë e një personi që ka pirë duhan gjatë gjithë jetës së tij, pankreasin, veshkat, zemrën dhe në fund të tij ndodhet një skelet.
Vizitorëve u lejohet që nëse duan edhe të prekin disa prej trureve që janë ekspozuar aty, më shumë për të hedhur poshtë supersticionin që ekziston në shumë qytete indiane se një tru i prekur nga sëmundje neurologjike krahasohet me një shpirt të keq, shprehet Dr. S.K. Shankar.
Të githë ata që e kanë vizituar një muze të tillë shprehen se kjo është një eksperiencë shumë e veçantë. Ky është edhe muzeu i vetëm i këtij lloji që është hapur në Indi.
Ndërsa në botë ky nuk është muzeu i vetëm i këtij lloji sepse edhe në spitalin Santo Toribio de Mogrovejo në Lima në Peru, ka një koleksion masiv truresh.
Ky spital që u themelua rreth 3 shekuj më parë, ka një total prej 2,912 truresh të koleksionuara dhe 300 prej tyre janë të ekspozuara për të gjithë vizitorët.