Në Mobile World Congress 2018, kompania koreanojugore do të prezantojë një version të ri të LG V30 me suportin e Inteligjencës Artificiale
LG e kishte thënë disa javë më parë: nëse nuk ka ndryshime të mëdha në sektor, është e kotë të prezantojmë smartphone të rinj çdo vit. Për këtë arsye, dalja e LG G7 (pritej të prezantohej në Mobile World Congres 2018) është shtyrë. Në MWC 2018 (i cili do të nisë në fund të shkurtit) LG do të organizojë gjithsesi një event dhe për surprizë do të prezantojë një version të ri të LG V30.
Kjo është bërë e ditur nga kompania koreanojugore në faqen e saj në internet. LG V30 do të ketë të njëjtat karakteristika me telefonin e mëparshëm, me ndryshimin e vetëm që memoria e brendshme do të jetë 256 GB. Risia lidhet me integrimin e Inteligjencës Artificiale në brendësi të software që do ta pasurojë përvojën e përdoruesit. Falë Inteligjencës artificiale, fotokamera do të njohë automatikisht objektet në fokus dhe do të sugjerojë mënyrën më të përshtatshme për të bërë foton. Ndër të tjera, Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe kur bëni shopping.
Risitë e LG V30 2018
Modeli i ri do të ndryshojë vetëm për sa i përket funksioneve që lidhen me Inteligjencën artificiale. Siç kanë bërë tashmë edhe kompani të tjera (Huawei, iPhone, Samsung, HTC), edhe LG ka integruar Inteligjencën Artificiale e cila ndërvepron me botën përreth dhe përmirëson funksionet e pajisjes.
LG ka punuar për më shumë se një vit për të zhvilluar një Inteligjencë Artificiale që të dijë t’u përgjigjet kërkesave të përdoruesve. Inteligjenca Artificiale do të ndërhyjë në dy sektorë të ndryshëm të smartphone: menaxhimi i fotokamerës dhe njohja e zërit.
Sa i përket fotokamerës, sistemi i ri do të quhet Vision AI, dhe kompania siguron se do të njohë objektin në foto dhe do të sugjerojë tetë modalitete shkrepjeje. Vision AI do të përmirësojë edhe cilësinë e fotove. Vision AI mund të përdoret edhe kur bëni pazar: duke analizuar kodin QR të produkteve ju mund të shihni nëse në dyqanet në afërsi, i njëjti produkt kushton më pak.
Voice AI është sistemi i ri për të menaxhuar komandat zanore. Tek modeli i ri V30 janë të disponueshme disa fraza që mund të përdoren për të hapur aplikacionet. Me Voice AI dhe ndihmën e Google Assistant, komandat zanore marrin rëndësi edhe më të madhe dhe do të jenë në qendër të përvojës së përdoruesit.
LG V30 2018 do të ketë procesor Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. Ekrani do të jetë 6 inç me raport 18:9 dhe rezolucion 2880×1440 piksel (QuadHD+). Sektori fotografik është një ndër pikat e forta të telefonit të ri: në pjesën e pasme ka dy fotokamera 16 megapiksel me kohë hapjeje f/1.6 dhe lente me kënd të gjerë, ndërsa fotokamera e përparme është vetëm 5 megapiksel. Bateria është 3300mAh.