Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend në funksion të përmirësimit të mjedisit biznesor.
Ndaj, ministri Stavileci ka siguruar Gërxhaliun se MZHE do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me OEK-un me qëllim të përkrahjes për bizneseve, të cilat janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Po ashtu ministri Stavileci ka informuar Gërxhaliun me stadin në të cilin ndodhen projektet e fushës energjetike, e që vlerësohen se do t’i japin impakt zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së ambientit.
Ndërkaq, kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka falënderuar ministrin Stavileci për përkrahjen duke shtuar se OEK si aktor do të luaj rolin e vet konstruktiv në përmirësimin e mjedisit për biznesin me theks të veçantë atij vendor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.