Modeli i30 Fastback, deri tani i vetmi version coupé me pesë dyer i kategorisë C, ka përfituar përkujdesjen e divizionit sportiv: pra, e pajisur me vetëm më të mirën. Një sfidë e momentit
Koha e karrocerive tradicionale nuk ka mbaruar, përkundrazi. Ato vazhdojnë të kenë treg, pavarësisht mbipopullimit me modelet SUV. Thomas Bürkle, përgjegjës për stilin Europian te Hyundai, është i bindur për këtë gjatë prezantimit të i30 Fastback N; një objekt special, duke qënë se i referohemi të vetmit model coupé me 5 dyer të fashës C. Të paktën, deri në mbërritjen në treg të kushërirës Kia ProCeed, pak coupé dhe pak “shooting brake”.
Modeli i30 Fastback N, motra e i30 N hatchback, përshkruhet duke filluar nga pjesa e pasme, është pikërisht aty ku edhe përqëndrohet unikaliteti i kësaj veture, tek pjerrësia e xhamit prapa dhe tek spoileri, i shndërruar tashmë në një shtesë të mirëfilltë aerodinamizmi. Edhe grilat “cascade” kanë pësuar një trajtim N, ndërkohë që disqet prej 18 inç shoqërohen me ndryshim të ngjyrës në pjesën fundore. Ky koncept vjen i rindërtuar edhe në interior ne nivele të një timoni të ri, qepjet e sediljeve dhe infotainment me veti te reja specifike.
Me muskuj të vërtetë e të fortë, por, ato vijnë në versionin 2.0 T-GDi benzinë me 250 kf dhe 353 Nm moment përdredhës (378 me funksionin powerboost), 6 marshe, kambio manuale dhe një traksion në rrotat e para: i njëjti powertrain si në modelin i30 N, arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h dhe ka një përshpejtim nga 0 në 100 në 6,4 sekonda, të cilat zbresin në 6.1 nëse keni paketën Performance. Përveç dërgimit të kf-ve në 275, ndër opsionet, prezantohen edhe gomat prej 19 inç me pincat e frenave të kuqe, diferencial elektrik, rrëshkitje e limituar dhe dopio shkarkim nga valvulat bypass.
“Në segmentin C- observon Bürkle, – specifikisht e dizenjuar për të bërë përshtypje, thuajse si në filmat e animuar. Me modelin Fastback, dëshironim të krijonim diçka ndyshe, më të sofistikuar, të jetë e aftë të krijojë emocion. Në versionin N, një veturë speciale: është elegante dhe me ambicioze në këtë drejtim, qëndron ama një veturë praktike, e përshtatshme për një familje të vogël. Bagazhi (450 litra të deklaruara) mundet krejt qetësisht të shoqërojë një udhëtim. Po SUV? Do të vazhdojnë të rriten, por disa mund të kërkojnë më shumë. Modelet hatchback nuk do të zhduken: janë të përshtatshme për nevoja të përditshme, pa llogaritur që vazhdojnë ofrojnë zgjidhjet më të mira për shkarkimet e gazit (emisionet) dhe konsumin në përgjithësi.
Për Thomas Bürkle, Hyundai-t e së ardhmes do të frymëzohen nga koncepti i Fil Rouge, prezantuar në sallonin e Gjenevës këtë vit – “kështu do të shohim në prodhim fenerët e integruar në grila, tek modeli bazë dhe ai sportiv, disqe të mëdha dhe një profil hi-tech”. Në të majtë modeli i30 Fastback N.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.