Sektori i hidrokarbureve është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare për sa i përket kontributit që ky sektor jep në buxhetin e shtetit.Burimet zyrtare të AKBN-së bëjnë të ditur se po hartohet një rregullore e re për të përcaktuar metodologjitë e kontrollit dhe auditit. Gjithashtu ka filluar puna për të ndërtuar një sistem elektronik për monitorimin dhe auditimin e marrëveshjeve hidrokarbure, sistem ky i cili do të rrisë transparencën e këtij procesi duke e bërë atë të aksesueshëm në cdo moment nga ëebsite i AKBN, nga çdo palë e interesuar. Në bazën e të dhënave do të ruhen dokumente që datojnë nga viti 1928. Ky fond arkivor është unik dhe përmban të vetmin informacion tekniko – shkencor që shteti shqiptar ka në lidhje me kërkimet dhe zbulimet e naftës dhe të gazit. Dixhitalizimi i këtij fondi do të jetë një hap i rendësishëm jo vetëm për mirë konservimin e tij por edhe për shkëmbimin e tij me subjektet e interesuara.
Sipas të dhënave zyrtare prodhimi i naftës bruto për periudhën Janar-Maj 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 është rritur me rreth 61.000 ton,pra rreth 12% me shume. Tashmë është miratuar rregullorja për përcaktimin e afateve të trajtimit të procedurave dhe lëshimin e autorizimeve për operacionet hidrokarbure. Reduktimi i kohës për dhënien e shërbimit dhe marrjes së këtij autorizimi, nga rreth 12 muaj që ishte në vitet 12 – 13 sot kryhet vetëm për 5 ditë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.