Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar u rritën të hënën në tregtinë ‘anemike’ teksa shumë nga tregjet aziatike qëndruan të mbyllur për Vitin e Ri Lunar, me pak sinjale tregtare që priteshin derisa kryetarja e Fed Chair Janet Yellen të japë dëshminë ndaj ligjvënësve në fund të javës.
Kontratat e së ardhmes për treguesin refreencë rajonal, Brent U RRITËN 17 cent në 34.23 në dollarë për fuci. Ato ranë 40 cent në 34.06 dollarë për fuçi të premten.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar amerikande, ËTI u rritën 18 cent në 31.07 dollarë, pasi ranë 83 cent në 30.89 dollarë të premten.
Të dy kontratat kishin rënë pak më herët të hënën në tregtinë e lëkundur si pasojë e vëllimeve të ulët.
Një takim midis prodhuesve të OPEC-ut të Arabisë Saudite dhe Venezuelës të dielën për të diskutuar mbi koordinimin e çmimeve përfundoi me shpresa të vakëta në ndërmerrjen e hapave për të rritur çmimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.