Treguesi referencë për naftën e papërpunar amerikane, WTI u pozicionua për rritjen e parë javore të këtij muaji teksa OPEC po konsideron reduktimin e objektivit të tij të prodhimit vitin e ardhshëm.
Brent për dorëzimet e nëntorit ishte në 97.68 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës ku ra 2 cent. Cmimet ranë 5.9 perqind gjatë dy javëve të para të këtij muaji. Vëllimi I të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 59 përqind nën mesataren 100 ditore.
WTI për dorëzimet e tetorit ishte 7 cent më poshtë në 93 dollarë për fuci në bursën e Neë York. Cmimet janë 0.8 perqind më lart këtë javë pasi ranë 3.9 perqind gjatë dy javëve të para të këtij muaji. Diferenca e WTI ndaj Brent ishte në një prim prej 5.77 për të njëjtin muaj, e pandryshuar nga dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.