Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar u ‘zbutën’ të enjten nën presionin e dollarit të fortë amerikan dhe shqetësimeve të mbi-ofertës si pasojë e tregtimit në Ditën e Falenderimeve, duke u përmbysur nga rritja në prag të një inventari më të vogël se sa pritej amerikan dhe rënies në shpimet e SHBA-së.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent humbën 34 cent, ose 0.74 për qind, në 45.83 dollarë për fuçi.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI u tërhoqën nga 10 cent në 42.94 dollarë për fuçi, pas në rritje prej 43.30 dollarë më parë.
Nafta ka nisur të bjerë si pasojë e shqetësimeve rreth mbi-ofertës teksa OPEC është i vendosur të vijoi fuqishëm pompimin e naftës për të mbrojtur pjesën e tij të tregut, duke alarmuar disa prej anëtarëve më të dobët të grupimit të cilët i frikësohen rënies së mëtejshme të cmimeve drejt 20 dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.