Treguesi referencë p-ër naftën e papërpunuar evropiane, Brent dhe amerikane, WTI iu drejtuan fitimit të parë javor që nga shtatori, teksa analistët vijuan të ndajnë opinione të ndryshme mbi faktin nëse OPEC do të ulë prodhimin për të mbështetur çmimet e një true në rënie.
Brent për dorëzimet e janarit u rrit gati 67 cent dollar për fuçi në tregtimet e Londrës dhe ishte në 79.64 dollarë. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 14 për qind nën mesataren 100-ditore. Diferenca e naftës së papërpunuar evropiane ishte në një premium prej 3.29 dollarë ndaj WTI, krahasuar me 3.59 dollarë në 14 nëntor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.