Nafta në Nju Jork u luhat mes fitimeve dhe humbjeve pranë nivelit më të ulët në pesë-vjet teksa investitorët vlerësuan rënien në rezervat e naftës së papërpunuar amerikane kundrejt shenjave se Irani po i bashkohet anëtarëve të tjerë të OPEC-ut në refuzimin për të hequr dorë nga pjesa e tregut.
Nafta ka rënë më shumë se 20 për qind që kur OPEC vendosi në takimin e muajit të kaluar për të ruajtur kuotën e saj të prodhimit, duke i rezistuar thirrjeve nga anëtarë, përfshirë Venezuelën, që të reduktojë furnizimin. Iran këtë javë pasoi Arabinë Saudite, Irakun dhe Kuvajtin për të ofruar ulje më të mëdha për shitjet në Azi. Prodhuesit nga SH.B.A. po pompojnë naftë bruto në rimtet më të shpejta në tre dekada si pasojë e bumit të shistit argjilor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.