Nafta iu drejtua përparimit të gjashtë javore teksa spekulimet e reja se dërgesat e Lindjes së Mesme ka të ngjarë të ndërpriten si pasojë e sulmeve ajrore saudite në Jemen zhvendosën fokusin nga zgjerimi i furnizimit të tepruar amerikan.
Treguesi referencë për naftën e papërpunaur amerikane, ËTI për dorëzimet e qershorit ishte në 57.53 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, ku ra 21 cent. Kontrata u rrit 1.58 dollarë në 57.74 dollarë ditën e enjte, mbyllja më e lratë që nga 12 dhjetori. Çmimet janë pozicionuar për shtrirjen më të gjatë të përfitimeve javore që prej shkurtit të vitit 2014. Vëllimi total ishtë rreth 53 përqind mbi mesataren 100 ditore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.