Në Nara (Japoni) u zbuluan para disa muajsh rrënojat e një pallati misterioz antik pranë lumit të bukur Yoshinogawa, rreth 20 metra larg. Këto rrënoja datojnë në gjysmën e parë të shekullit 18, me karakteristika që e bëjnë unike.
Sipas arkeologëve, kjo mund të jetë ndërtesa kryesore e pallatit të Yoshino no Miya, i përmendur në dokumentet historike dhe në poezi, si një vend veçanërisht i dashur nga perandorët, si për dimensionet, edhe për arkitekturën. Mbeten ende të panjohura arsyet se pse është ndërtuar kaq pranë lumit.
Nara ndodhet 42 km në jug të Kiotos dhe është kryeqyteti antik i Japonisë. Nara ka qenë djepi i artit, letërsisë dhe kulturës japoneze, dhe vendet e saj kryesore turistike ndodhen në zonën e stacionit të trenit. Parku i Nara-s njihet më mirë “Parku i Drerëve”, pasi drerët jetojnë në një liri totale në këtë zonë.
Në perëndim ndodhet Tempulli i Kofukuji, i ndërtuar në vitin 710. Një numër i madh statujash budiste me vlera të mëdha janë të ekspozuara në “Shtëpinë e Thesarit Kombëtar” dhe muri i tempullit rrethon një ndërtesë pesëkatëshe që reflektohet në ujërat e liqenit Sarusawa.
Për të mos u humbur
Muzeu Kombëtar i Nara ruan një koleksion të rëndësishëm të artit budist me vepra karakteristike të secilës periudhë. Por është ndoshta Tempulli i Todaiji, në të cilin ndodhet Buda i Madh i Narës, monumenti më i famshëm antik i qytetit. Daibutsu-den, ku ndodhet statuja prej bronzi është ndërtimi i drurit më i madh në botë.
Për të mos u humbur edhe Tempulli i Madh i Kasuga, e ndërtuar në vitin 768 dhe është një nga vendet më të famshme të lutjes, si dhe tempulli i Horyuji, një ndër vendet më të rëndësishme të kultit në gjithë Japoninë. Tempulli ka mbetur i paprekur dhe është më i vjetri në vend, i cili daton në vitin 607.
Arsye për ta vizituar
Nara është një ndër vendet më të bukura për t’u vizituar rreth Kiotos dhe të mos shkoni do të ishte një mëkat. Vizita në këtë zonë kërkon rreth një ditë.
Dreri është kafsha simbol e Nara. Dhe do ta gjeni në të gjitha format e mundshme të suvenirëve….