Në Mars gjatë sezonit të nxehtë rrjedh uji i kripur. Ky është konkluzioni shpallur nga NASA ndërsa ka shqyrtuar fotografi të mbledhura nga sonda Mars Reconnaissance Orbiter. Në disa kratere si Hale, Garni dhe Horovitz prej kohësh janë vënë re kanale të vegjël që zbrisnin poshtë në njëqind metra. Ishte supozuar se ato janë gjeneruar nga rrjedha e ujit (konfirmimi i pare arriti në vitin 2008 në sajë të hetimit Phoenix, më pas në vitin 2012 ishte Curiosity që zbuloi gjurmë të qarta të rrjedhës.) Tashmë ekziston konfirmi dhe pse në mënyrë indirekte përmes pranisë së mineraleve të ‘hidratuar’ (perkloratë të magnezit dhe sodiumit).
Kanalet
Kanalet prej ngjyre të errët shfaqen në vende të ndryshme të sipërfaqes, kur temperaturat janë mbi 23 gradë celsius dhe zhduken kur termometri bie nën këtë nivel.
‘Bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm kërkimi në gjendje për të konfirmuar që uji, edhe pse me kripë, sot rjedh në sipërfaqen e Marsit’, thotë administratori në detyrë John Grünsfeld i NASA-s për misionet shkencore.