UEFA njoftoi se do të rrisë shpërblimet për edicionin aktual të UEFA Nations League, që nisi në shtator.
Ndryshimi do të sjellë një rritje me 50% të pagesave të solidaritetit ndaj 55 federatave që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Faza e grupeve – kontributet e solidaritetit | Shpërblimi fillestar | Rritja | Shpërblimi pas ndryshimit |
Lega A | €1.5m | € 750,000 | €2.25m |
Lega B | €1m | € 500,000 | €1.5m |
Lega C | € 750,000 | € 375,000 | €1.125m |
Lega D | € 500,000 | € 250,000 | € 750,000 |
Edhe përfaqësueset fituese të fazës së grupeve të Ligave A, B, C dhe D do të kenë përfitime – çdo ekip që do ta mbyllë fazën e grupeve në vend të parë, do të ketë një rritje me 50% të bonus-pagesave.
Faza e grupeve – shpërblimet shtesë për fituesit | Shpërblimi fillestar | Rritja | Shpërblimi pas ndryshimit |
Lega A | €1.5m | € 750,000 | €2.25m |
Lega B | €1m | € 500,000 | €1.5m |
Lega C | € 750,000 | € 375,000 | €1.125m |
League D | € 500,000 | € 250,000 | € 750,000 |
Shuma maksimale e shpërblimeve të solidaritetit dhe shpërblimeve shtesë për një skuadër të Ligës A do të jetë 4,5 milionë euro; 3 milionë euro për një skuadër të Ligës B; 2,25 milionë për një skuadër të Ligës C dhe 1,5 milionë euro për një skuadër të Ligës D.
Katër përfaqësueset fituese të fazës së grupeve në Ligën A në fund do të përballen për fitimin e trofeut të UEFA Nations League në qershor 2019. Rritjet e mëposhtme të shpërblimeve të solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen si më poshtë:
Faza finale | Shpërblimi fillestar | Rritja | Shpërblimi pas ndryshimit |
Fituesi | €4.5m | €1.5m | €6m |
Vendi I dytë | €3.5m | €1m | €4.5m |
Vendi I tretë | €2.5m | €1m | €3.5m |
Vendi I katërt | €1.5m | €1m | €2.5m |
Kjo do të thotë që përfaqësuesja që do të fitojë UEFA Nations League do të shpërblehet me 10,5 milionë euro. Vendimi për të rritur kontributet e solidaritetit dhe shpërblimet u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
*Kontributi i solidaritetit është një nga të ardhurat me të cilat klubet “shpërblehen” për punën e bërë në formimin e lojtarëve të rinj.
Kontributi i solidaritetit, i përcaktuar në pikën 21 të Rregullores së FIFA-s për Transferimet dhe Futbollistët, përbëhet nga një shumë, e përllogaritur si përqindje që një klub merr për transferimin e një futbollisti profesionist përpara skadimit të kontratës, që ai duhet ta derdhë ndaj shoqërive që kanë ndikuar në formimin e futbollistit në fjalë.
Kontributi i solidaritetit paguhet edhe kur futbollisti i transferuar e ka kaluar moshën 23 vjeç, por gjithsesi duke marrë në llogaritje vetëm klubet kanë ndikuar në formimin e vetë lojtarit nga mosha 12 deri në 23 vjeç.