NBA, 30 skuadrat vlejnë më shumë se 1 miliard dollarë

08/02/2018 4:39 PM 0 komente

Sa është vlera e ekipeve të NBA? Biznesi i NBA është në rritje të vazhdueshme për kampionatin e basketbollit amerikan.

Sipas klasifikimit të përvitshëm të revistës Forbes, vlera mesatare e 30 skuadrave të NBA është rritur me 21.8%, duke arritur mesatarisht 1.6 miliardë dollarë për ekip. Për herë të parë, çdo skuadër e kësaj lige vlen mbi 1 miliard dollarë.

Rritja e menjëhershme, e nxitur nga të ardhurat e brendshme (kontratat e reja të të drejtave televizive, por edhe sponsorët e rinj të fanellave u kanë sjellë 19 skuadrave të ligës mesatarisht rreth 9 milionë dollarë.

Ekipet kanë pasur fitime edhe nga jashtë vendit, në mënyrë të veçantë nga Kina. Sipas Forbes, skuadrat e NBA vlejnë më pak se ekipet e NFL (vlera mesatare e ekipeve të NFL është 2.5 miliardë dollarë). Skuadrat e NBA sot vlerësohen rreth tetë herë më shumë se të ardhurat e tyre, ndërsa ato të futbollit amerikan vlejnë rreth gjashtë herë më shumë fitimet e tyre.

Vlera e skuadrave të NBA, të dhënat e sezonit 2016/17

Së bashku me vlerën, rriten edhe të ardhurat. Në tërësi, sipas Forbes, fitimet e 30 skuadrave arritën në 7.3 miliardë dollarë në sezonin 2016/17, me një rritje 5.8 miliardë dollarë krahasuar me sezonin 2015/16, duke e shtuar mesatarisht vlerën e çdo skuadre me 246 milionë.

Kryeson New York Knicks me 426 milionë dollarë, ndjekur nga Los Angeles Lakers (371 milionë), Golden State Warriors (359 milionë) dhe Houston Rockets (296 milionë).
Sacramento Kings është skuadra me rritjen më të madhe të të ardhurave, 240 milionë dollarë nga 164 milionë në sezonin 2015/16 (+46.3%), falë ndërtimit të arenës “Golden 1 Center”.

Në vend të dytë renditet Washington Wizards (+43.2% nga 155 në 222 milionë dollarë), ndjekur nga Los Angeles Clippers (+38.9%, nga 187 në 257 milionë dollarë).

Si përfundim, 29 skuadra nga 30 të ligës, patën bilanc më pozitiv krahasuar me 27 skuadra gjatë sezonit 2015/16. I vetmi ekip me bilanc negativ ishin Cleveland Cavaliers me një humbje prej 6 milionë dollarësh. Fitimet e përgjithshme u rritën nga 938 milionë në 1.5 miliardë dollarë, me një mesatare prej 52 milionë dhe një rritje me 65% krahasuar me 31% të sezonit 2015/2016.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz