Rritje jo e qëndrueshme dhe shumë vende në vështirësi, me përjashtim të Italisë, e cila po ecën përpara në sajë të reformave
A ka dalë Europa nga kriza? “Kujdes!” shprehet “The Economist”. Është e vërtetë që ekonomistët po vazhdojnë të rishikojnë parashikimet e rritjes për Kontinentin e Vjetër, por rikuperimi i vërtetë, pra rikthimi në kushte më të mira se ato përpara krizës, duket shumë larg.
Sipas së përjavshmes angleze, faktorët e një përmirësimi të mundshëm në Europë janë shumë të dobët për të justifikuar euforinë e investitorëve në rajon. Një situatë e tillë po ndodh sepse dy nga motorët kryesorë të rritjes në këtë kontinent do të mbeten shumë shpejt pa karburant. Si ulja e çmimit të naftës, ashtu edhe zhvlerësimi i euros, janë dy faktorë të cilët nuk do të jenë përgjithmonë në këto nivele.
Pas citimit edhe të shumë problemeve të tjera, si problemet e shkaktuara nga situata në Greqi, ato të një France që nuk po rikuperon, të një Gjermanie që po plaket shumë shpejt, me përjashtim të ndonjë fjale të mirë për Italinë që po ecën përpara në sajë të reformave, “The Economist” shprehet se është koha për t’i thënë “Ndal investimeve në Europë”
Faktorët e rritjes ekonomike, do ta bëjnë Dragin të ndryshojë ide?
Sapo ka filluar dhe me shumë gjasa do të përfundojë përpara kohe. Masat lehtësuese të BQE-së sapo kanë hyrë në muajin e dytë të aplikimit, ndërkohë që Eurozona po përballet me faktorë të rritjes ekonomike. Gjatë mbledhjes së bordit të BQE-së të zhvilluar këtë muaj, analistë dhe investitorë të ndryshëm kërkuan më shumë siguri në lidhje me kohën dhe ritmin e blerjes së letrave me vlerë: A do të mbeten ato të pandryshuara?
në një intervistë për shtyp, pyetjes se nëse parashikimet e ardhshme të qershorit do të siguronin ashtu siç pritet tejkalim të objektivit të inflacionit në 2017-n, do të ndikonin në një reduktim të blerjeve apo në një ndërprerje të parakohshme, Yves Mersch, anëtar i bordit të BQE-së, iu përgjigj se po ndjekin një linjë të veçantë veprimi, të cilin nuk do ta ndryshojnë.
Ai u shpreh gjithashtu se gjithçka varet nga të dhënat, ashtu siç ndodh shpeshherë në politikën monetare. Nëse do të vëmë re që masat lehtësuese do të bëjnë të mundur arritjen e objektivave në mënyrë më të shpejtë, ne mund ta ndryshojmë këtë linjë veprimi. Një gjë e tillë vlen edhe në rastin kur nuk arrihen objektivat, pra mbi të gjitha, ne duhet të tregohemi sa më realistë.
Ky është edhe një prej problemeve më të rëndësishme të investitorëve dhe analistëve, të dinë se cilat të dhëna mund të bëjnë që BQE-ja të ndryshojë planet e saj.
Leksioni i së kaluarës
Të shumta kanë qenë rastet kur BQE ka rënë pre e tundimit për të rritur taksat në nivele shumë të larta ose brenda një kohe shumë të shkurtër. Të gjithë mund ta kujtojmë ngritjen e korrikut të 2008-s, kur çmimi i naftës shkoi në 146 dollarë për fuçi. Në atë rast, taksat do të rriten nga 0.25% në 0.75% dhe do të rikthehen në nivelin e fillimit vetëm në fund të vitit. Në fillim të 2012-s, BQE i kishte arritur pritshmëritë, por si pasojë e një situate të një zhvlerësimi të lartë, kuotat ranë.