Euro arrin sërish nivele të larta të këmbimit në bursa, ku kursi USD/Eur ishte 1.116. Zhvlerësimi i dollarit erdhi për shkak të stuhisë politike që shkaktoi Trump, si pasojë e politikës së jashtme me Brazilin. Ky zhvlerësimi i monedhës së gjelbër është reflektuar edhe në tregun vendas, ku 1 dollar këmbehet me 120.8 lekë sipas kursit zyrtar të BSH.
Por e kundërta ka ndodhur me monedhën e përbashkët, e cila dhe pse ka arritur nivelin më të lartë të këmbimit në tregjet ndërkombëtare që nga gushti, në vend është këmbyer sipas BSH me 134.75 All, 0.12 lekë më pak se dje. Afrimi i afatit të fundit të pagesës së sigurimeve ndikon në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët pasi sipas aktorëve të tregut, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutë për të mbyllur detyrimet, por edhe si efekt i projektit TAP.
Ekspertët parashikojnë se me afrimin e sezonit turistik, niveli i këmbimit do të luhatet në nivelin e 132-133 lekëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.