Ky është një prej propozimeve të fundit që shumë shpejt pritet të vihet në zbatim në disa prej rezorteve më të famshme në Majorka dhe në Ibiza, për t’i vënë fre turizimit të pacivilizuar.
Qeveria balearike ka propozuar së fundmi një nismë të tillë për të frenuar konsumin e alkoolit në sasi të pakufizuara dhe për të shmangur sjelljet antisociale.
Ky propozim është në fazën përfundimtare dhe pasi të miratohet, ai do të zbatohet në mënyrë të përpiktë në të gjitha rezortet, baret dhe lokalet në Majorka dhe në Ibiza.
Të gjithë pushuesit që do të dëshirojnë të pinë alkool jashtë rezorteve do t’u shërbehet me kamerier, dhe duhet të paguajnë jo vetëm për pijen por edhe për shërbimin e kamerierit, nismë kjo për rritur më shumë këtë shërbim dhe për ta kufizuar atë.
Nuk do të ketë më akses të palimituar për pijet alkoolike në rezortet ‘all-inclusive’.
Rregulla ekstra do të vendosen edhe në lidhje me kapacitetin e numrit të turistëve në rezorte të caktuara.
Sipas gazetës Diario de Mallorca, të gjitha rezortet ‘all-inclusive’ do të pajisen me licencë në rast se restoranti i tyre i ka kapacitetet për të mirëpritur numrin e turistëve që janë akomoduar në të, në të kundërt ajo duhet ta reduktojë atë sepse do të gjobitet.
Shefi i Departamentit të Turizmit në ishujt balearike ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që të reduktojë numrin e sjelljeve antisociale të shkaktuara kryesisht nga turistët si pasojë e konsumit të madh të alkoolit.
Departamenti i Turizmit po planifikon gjithashtu të ndalojë përdorimin e pjatave plastike njëpërdorishme, të cilat përdoren në masë nga rezortet për të shmangur larjen e enëve, por duke shkaktuar një dëm shumë herë më të madh ndaj natyrës.