Ndarja e OSHEE, ERE miraton transferimin e licencave për furnizmin dhe shpërndarjen

11/10/2018 12:02 PM 0 komente

Kompanitë e reja, të krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë gjithmonë e më afër marrjes së funksionaliteteve të plota të tyre. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi sot dy vendime që sanksionojnë transferimin e dy licencave nga kompania mëmë OSHEE tek dy prej kompanive të reja. Konkretisht bëhet fjalë për transferimin enlicencës së furnizmit të energjisë elektrike dhe detyrimit të shpërbimit universal të furnizimit të energjisë elektrikë të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sha te shoqeria “Furnizuesi i Shërbimit Universa” sha e vlefshme deri më datë 8 korrik 2021. Kjo shoqeri duhet që te paraqesë pranë ERE listën e personelit sipas profilit në përputhje me aktivitetin për të cilin kërkohet licenca pasi të perfundojë transferimi i personelit për këtë shoqëri nga strukturat përkatëse.

ERE në bazë të kërkesës së OSHEE dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes ka miratuar transferimin e licencës së operimit të sistemit te shpërndarjes së energjisë elektrike nga kompania e parë tek e dyta.

Kjo licence ka vlefshmëri te saj deri më 27 tetor 2044. Operatori i sistemit të shpërndarjes duhet që të paraqesë te ERE listën e personelit sipas profilit në përputhje me aktivitetin për të cilin kërkohet licenca pasi të përfundojë transferimi.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz