Zyrtarët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kanë thëne se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar edhe në prodhimin e ujit të pijshëm.
Zëdhënësja e kësaj kompanie Arieta Mjeku ka treguar se rreth orës 08:00, sot në fabrikën e Albanikut-Batllavës është ndërprerë prodhimi, për shkak të disa problemeve teknike me energjinë elektrike.
“Në Albanik është ndërprerë sot furnizimi me energji elektrike, që ka ndikuar në ndërprerjen e prodhimit të ujit, kësaj radhe jo nga reduktimet, jo nga defektet në rrjetin elektrik që riparimi i takon KEDS-it, por konkretisht nga problemet me largpërçues që riparimi na takon neve, pikërisht ekipeve të Kur -Prishtina”, theksoi Mejku.
Ajo ka treguar se ekipet e ujësjellësit janë duke u munduar që të riparojnë ketë defekt dhe gjendja të normalizohet deri në ora 14:00.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.