Gjatë një interviste, është e lehtë të ndikoheni nga karakteristika te tilla si elokuenca apo sharmi të cilat nuk kanë ndikim të vërtetë në performancën e punëve. Dhe është frustruese kur përzgjedhjet e të rekrutuarve nuk funksionojnë. Një nga mënyrat për ta shmangur këtë është duke zgjeruar procesin tuaj të rekrutimit me ‘testet’ e audicioneve. Pas shqyrtimit të CV-ve dhe intervistave fillestare, ftoni kandidatët përfundimtar të punojnë me ju për disa javë (me pagesë) dhe kërkoni që ata të kryejnë detyra reale së bashku me kolegët potencialë në të ardhmen.
Kjo ju jep mundësinë ti vlerësoni ata dhe të siguroni ‘fidebkun’ tuaj, ndërsa i jepni kandidatëve mundësinë të njihen me kompaninë tuaj. Procesi i testit mund të duket i pazakontë, por ai shërben si filtër për të identifikuar njerëzit të cilët do të kenë vërtetë sukses në kompaninë tuaj.
Nëse javët e gjata të audicioneve nuk përfaqsojnë mënyrën e duhur për vendin tuaj të punës, ju ende mund të jeni në gjendje të përmirësoni procesin tuaj të intervistimit me vlerësime të tjera, sikundër një gjykim afatshkurtër, një prezantim, ose një detyrë.