Ndërtesat e mëposhtme janë disa prej ndërtesave më të çudtishme në botë, disa prej atyre ndërtesave që duket sikur janë nxjerrë nga një film fantastiko-shkencor. Por ato ekzistojnë në të vërtetë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës.
Ja se cilat janë disa prej tyre, ky pjesa më e madhe kanë formën e lojës “jenga”*
Ndërtesa e mësipërme është ajo e qendrës së Shendetit Mendor në Cleveland pranë Las Vegasit. Ajo u ndërtua në vitin 2010 nga studioja e arkitektëve amerikano-kanadeze të Frank Gehry. Z. Gerry donte që gjithkush që do ta shikonte një godinë të tillë të mos ta harronte më. Në fund të fund edhe tema e kësaj qendre të Shendetit Mendor është që “të mbajmë kujtesën në jetë”.
Ky kompleks pallatesh i përberë nga rreth 1,000 apartamente ndodhet në Singapor dhe duket tamam si loja jenga*. Ajo u projektua nga studioja e arkitektëve OMA si edhe studioja tjetër e arkitektëve Ole Scheeren në vitin 2013. Në vitin 2015, ky kompleks pallatesh mori çmimin si Ndërtesa e Vitit.
Qiellgërvishtësi i njohur me emrin King Power MahaNakhon është një prej më të çuditshmeve në Bankok dhe një prej më të gjatave në Tailandë. Ai u projektua nga studioja e arkitektëve Ole Scheeren në vitin 2016. Pjesët që i mungojnë kësaj ndërtese, janë bërë që përveçse të ktijojnë idenë e lojës jenga*, të krijojnë idenë e pikselave gjigandë.
Muzeu V&A, i cili u hap në shtator të vitit 2018 u projektua nga studioja e arkitektëve Kengo Kuma & Associates, dhe është gjithashtu edhe ndërtesa e tyre ne parë në Angli. Ky muze është ndërtuar në breg të lumit Tay dhe forma e ndërtesës është thënë të jetë frymëzuar nga ajo e maleve të Skocisë në bregun veri-lindor. Një pjesë shumë e vogël e këtij muzeu qëndron mbi ujë dhe ka formën e një varke, detaj ky i bërë posaçërisht dhe në nder të historisë shumëvjeçare të ndërtimit të varkave dhe anijeve në këtë shtet.
Kisha e Akademisë së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Colorado Spring u hap në vitin 1962. Ajo u projektua nga Walter Netsch nga kolegji Skidmore, nga Owings dhe Merrill nga Chicago. Kjo ndërtesë është e gjatë rreth 47 metra dhe kostoja e saj e ndërtimit ka pasur një vlerë prej 3.5 milionë dollarësh. Forma e jashtme e saj është ndërtuar me 100 tetrahedronë, që peshojnë rreth 5 tonë secili.
Kjo ndërtesë 18-katëshe në formën e piramidës ndodhet në Kunshan, një qytet pranë Shangait. Ajo është 101 metra e lartë dhe është projketuar nga studioja e arkitektëve Masters’ Architectural Office.
Hoteli shumëngjyrësh Marqués De Riscal në Elciego të Spanjës u hap në vitin 2006. Ai u projektua nga Frank Gehry dhe ideja që ata donin të jepnin për formën e saj të jashtme ka qenë ajo e një fijongoje që rrethon një dhuratë. Ky hotel ka 43 dhoma.
Fondacioni Louis Vuitton, i projektuar nga Frank Gehry, është një muze arti dhe një qendër kulturore në Paris, që u hap në tetor të 2014. Ky muze është frymëzuar nga struktura e qelqit e Grand Palais në Champs Elysees.
Ndërtesa Dr Chau Chak Wing në Sidnei të Australisë dhe që është pjesë e Universitetit të Teknlogjisë të Sindeit u projektua nga Frank Gehry. Secila tullë e kësaj ndërtesë është bërë me përmasa të ndryshme nga tjetra dhe të shumtë janë ata që pasi e shikojnë këtë ndërtesë mendojnë që ajo i ngjason asaj të një çante letre të zhubrosur.
Në pamje të parë kjo ndërtesë mund të të krijojë idenë e një guacle gjigande por në fakt është Muzeu Ordos në Mongoli, Kinë. Ai u projektua nga studioja e arkitektëve MAD.
Katedralja e Brasilisë është një tjetër prej ndërtesave më të veçanta. Ajo u projektua nga studioja e arkitektëve Oscar Niemeyer dhe është përfunduar në vitin 1970.
E njohur si shtëpia “Star Wars” sipas filmit me të njejtin emër, kjo ndodhet në Korenë e Jugut dhe u projektua nga stuioja e arkitektëve Moon Hoon. Ajo u quajt sipas fimit Star Wars, menjëherë pasi projketuesi i saj u shpreh se ajo do të ishte ideale për Darth Vader, një prej personazheve kryesorë të këtij filmi.
Ndërtesa IAC në Çelsea është e vetmja vepër e projektuar nga arkitekti Frank Gehry dhe është hapur për publikun në vitin 2007.
“Shtëpia që Kërcen” në kryeqytetin çek të Pragës njihet ndryshe edhe si shtëpia e Fred dhe Ginger, dy kërcimtarëve Fred Astaire dheGinger Rogers. Ajo u projektua nga Frank Gehry, për të cilën ai u frymëzua nga yjet e Hollivudit. Ndërtesa u përfundua në vitin 1996 dhe sot shërben si godinë e bankës ndërkombëtare Nederlanden.
Muzeu i kulturës pop në Seattle është një prej ndërtesave më të veçanta në botë. Sërish edhe kjo ndërtesë është projektuar nga Frank Gehry dhe të jep idenë e një kitare lektrike të prishur.
Qendra tregtare Galaxy Soho ndodhet në zemër të Pekinit dhe u projektua nga studioja e mirënjohur e arkitektëve Zaha Hadid. Ndërtesa e cila u hap në vitin 2012 të krijon idenë sikur godinat janë të lidhura me njera-tjetrën. Dhe kjo është e vertetë sepse një nga idetë e arkitekëtëve ka qenë ajo e krijimit të një godine pa cepa.
*jenga- është një lojë e krijuar nga Leslie Scott dhe aktualisht tregtohet nga kompania Hasbro. Kjo lojë konsiston në heqjen e nje tulle në një ndërtesë të krijuar në minuaturë nga secili lojtar dhe më pas vendosjen e tullës në majë të saj, duke krijuar në këtë mënyrë një strukturë progresive dhe më të paqendrueshme.