Gjatë vizitës në Maqedoni, ministri i jashtëm Thaçi u takua me homologun e tij Nikola Poposki, me të cilin bisedoi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Thaçi kërkoi sot nga Maqedonia ndërtimin e pjesës tjetër të autostradës, deri në kufirin maqedonas.
Mësohet se Thaçi bisedoi me Poposkin për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftim mes dy vendeve. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.