Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) deklaroi se planifikohet që themelin e centralit bërthamor “Akkuyu” ta hedhin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministri Allbajrak mori pjesë në samitin e 8-të të Energjisë së Turqisë.
Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në samit ministri Allbajrak bëri një vlerësim në lidhje me centralin bërthamor “Akkuyu”.
“Punimet tona për ceremoninë e hedhjes së themelit të centralit bërthamor “Akkuyu” në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë kryetarët e qeverive dhe shteteve (Turqi-Rusi), vazhdojnë ende. Në qoftë se arrijmë që këtë projekt ta përfundojmë deri më 29 tetor 2023 për festën e 100-vjetorit të Republikës, atëherë për ne nuk do të ketë dhuratë më të ndershme se kjo”, deklaroi ministri Allbajrak.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e prodhimit vendor të energjisë, ndërsa shtoi se “Vitin e ardhshëm në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi do të fillojmë me punimet për kërkim të naftës me anijen tonë të sondazhit”./TRT