Ndryshimi i propozuar nuk duhet të çojë në një rritje të çmimit të banesave në masën 20 % (shih Tabelën). Në rast se vërtetë ndodh kështu, kjo do të nënkuptojë se ndërtuesit i paskan blerë në fakt të gjithë materialet e ndërtimit pa paguar TVSH-në, dhe se ato janë mbështetur totalisht në kontrata pune informale (çka do ta bënte arsyetimin për ndryshimin në ligj edhe më të fortë.Në dhjetor të 2001, ligji shqiptar i TVSH-së u amendua dhe në të u shtua neni 20, pika 2, i cili thotë: Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar. Me këtë ndryshim, Ligji i TVSH-së krijoi një sistem të veçantë taksash për sektorin e ndërtimit. Në rast se në çdo sektor tjetër TVSH-ja 20% zbatohet në pikën e shitjes, duke bërë zbritjet për pagesat e TVSH-së të bëra gjatë prodhimit dhe/ose importit, në sektorin e ndërtimit shteti aplikon TVSH-në në vlerën e punës (siç përcaktohet në udhëzimet e ligjit të TVSH-së) dhe në vlerën e materialeve të ndërtimit, duke ia nënshtruar TVSH-së edhe pagesat e qirasë për ndërtesat e reja të banimit. Të dyja këto karakteristika”përjashtimi nga TVSH-ja e shitjes së ndërtesave të reja dhe taksimi i pagesave të qirasë ”nuk kanë justifikim ekonomik dhe minojnë integritetin e një ligji të TVSH-së që përndryshe është i hartuar mirë.Konteksti fiskalNë shumë raste së fundmi, FMN-ja ka argumentuar se niveli i lartë i evazionit fiskal, dobësitë në administrimin e taksave, si dhe zbatimi i pabarabartë i ligjeve ekzistuese të taksave ulin zhvillimin socio-ekonomik në Shqipëri dhe e privojnë vendin nga arritja e potencialit të tij të plotë ekonomik. Megjithë nivelin e krahasueshëm të taksave me vendet e tjera në rajon, taksat e grumbulluara si përqindje e prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB-së) kanë qenë në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta, ndërsa për një kohë të gjatë të ardhurat kanë qenë më të ulëta sesa ato të parashikuara në buxhet. (shih grafikun) Është e qartë se këta dy faktorë ndikojnë negativisht në aftësitë e qeverisë për të planifikuar me efektivitet dhe për të financuar investime publike të rëndësishme, sidomos ato që prekin segmentet më në disavantazh të shoqërisë (siç është rasti i sektorëve prioritarë të shëndetësisë dhe arsimit, drita, rrugë dhe ujë). Në të njëjtën kohë, investitorët e sektorit privat, si shqiptarë dhe të huaj, frikësohen nga marrëdhëniet e vështira me administratën tatimore dhe me vështirësitë e dukshme në: 1. zbatimin e ligjeve ekzistuese në mënyrë të drejtë, uniforme dhe transparente;2. në institucionalizimin e mekanizmave të besueshëm të rimbursimit të taksave dhe3. në vendosjen e procedurave funksionale të apelimit për taksat. Sfida kryesore fiskale është sa e vështirë dhe premtuese. Qeverisë i duhet të zgjidhë dobësitë në administrim në të treja nivelet në të njëjtën kohë, ndërsa pritjet e publikut për përmirësime faktike mbeten të ulëta për aq kohë sa objektivat e përgjithshme politike si p.sh., lufta kundër informalitetit dhe përmirësimi i klimës së biznesit nuk shoqërohen me hapa konkretë për t i zgjidhur ato. Nga ana tjetër, përfitimet e mundshme për të gjitha palët e interesuara – qeverinë, biznesin dhe familjet- janë të pafundme. Në këtë kuadër, programi i mbështetur nga FMN-ja kërkon të fokusohet në hartimin e politikave ekonomike dhe në hapa që forcojnë administratën fiskale dhe regjimin e taksave. Për të mbështetur qeverinë në këtë aspekt, FMN-ja ka sjellë disa misione të asistencës teknike në Shqipëri për të diskutuar masat e mundshme për të përshpejtuar progresin në formalizimin e aktiviteteve ekonomike, institucionalizimin e marrëdhënies shtet-biznes bazuar në mënyrë strikte në rregulla, zgjerimin e bazës së taksueshme (një parakusht për të ulur normat e taksave) dhe si një plotësues kyç i kësaj strategjie, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe të efektivitetit të tyre socio-ekonomik. Siç është argumentuar dhe më parë, prirja e lartë e bizneseve për të fshehur një pjesë të aktivitetit të tyre ekonomik nga autoritetet tatimore, natyrisht e ndërlikon detyrën e tyre dhe përfaqëson një nga faktorët kryesorë që janë shkak për nivelin e ulët të grumbullimit të të ardhurave nga ana e qeverisë. Duke qenë se baza e taksave është e ngushtë, shpenzimet publike janë gjithashtu të ulëta dhe si rrjedhojë shpesh të një cilësie të ulët, çka përforcon perceptimin e një qeverie ineficiente dhe nxitjen për të vepruar në informalitet, duke krijuar kështu një rreth vicioz, i cili është i vështirë të thyhet. Natyrisht, nëse ligjet ekzistuese i ofrojnë bizneseve private një mundësi për të shmangur taksat, ato pa dyshim që do të përfitojnë nga këto hapësira. Një shembull i rëndësishëm i formulimeve ligjore që mundëson aktivitete ekonomike përtej mundësisë së administratës tatimore, është pa dyshim dhe ligji i TVSH-së i debatuar aktualisht, që e përjashton shitjen e ndërtesave nga kjo taksë. Një ftesë për evazionNë pjesën më të madhe, ligji shqiptar për TVSH-në është i hartuar mirë. Ai është relativisht i thjeshtë dhe me bazë të gjerë, përveç disa përjashtimeve jo të pazakonta si p.sh., për shërbimet financiare dhe ato arsimore, me një nivel të vetëm, çka lehtëson administrimin. Si rrjedhojë nuk është e çuditshme që në krahasim me vendet e tjera të rajonit, TVSH-ja në Shqipëri ka shfaqje të mirë, si nga mënyra e hartimit, ashtu dhe nga rezultatet (shih Tabelën 1). Shifrat e treguara në tabelë në fakt e nënvleftësojnë punën e bërë nga administrata tatimore dhe doganore, pasi ekonomia shqiptare ka një sektor bujqësor relativisht të madh, i cili në mënyrë tipike është tepër i vështirë për t u taksuar. Prandaj, nëse do të bëheshin rregullimet për diferencat në madhësitë relative të sektorëve bujqësorë të vendeve në rajon, të ardhurat nga TVSH në Shqipëri që në 2003 sollën 3.8 % të PPB-së do të ishin edhe më të larta, si në terma absolutë, ashtu dhe në krahasim me fqinjët. Pse ndërtesat janë të përjashtuara nga TVSH?Por në këtë ligj të hartuar relativisht mirë, trajtimi i ndërtesave bie në sy si tepër i pazakontë. Në vend që të taksohen mbi Vlerën e Shtuar në pikën e shitjes, ndërtesat janë të përjashtuara në mënyrë eksplicite nga kjo praktikë standarde. Kjo nënkupton se për disa jo shumë bindëse, ligji shqiptar bën një dallim konceptual midis shitjes së ndërtesave të reja (duke taksuar lëndët e para për ndërtim) dhe shitjes së çdo produkti tjetër (që taksohet në shitjen finale). Për të kompensuar humbjen e të ardhurave në sektorin e ndërtimit, administrata tatimore kombinon procesin normal të taksimit të materialeve të ndërtimit me një metodë tepër të pazakontë, atë të aplikimit të TVSH-së për vlerën e punës (shih paragrafi 7.1 i udhëzimit nr.4 të 11 shkurtit, 2002 për TVSH-në). Për më tepër, të ardhurat e mëvonshme të gjeneruara nga ndërtesat, përfshirë këtu si ndërtesat e dhëna me qira për qëllime tregtare, ashtu edhe ato të dhëna me qira për banim, i nënshtrohen gjithashtu TVSH-së. Si rrjedhojë, ligji aktual shkakton një seri shtrembërimesh dhe problemesh, duke filluar që nga trajtimi asimetrik i banesave në pronësi (të pataksueshme) dhe të atyre me qira (të taksueshme). Megjithatë, çka është më e rëndësishme, ligji aktual e ndërlikon në mënyrë të panevojshme mbledhjen e TVSH-së në sektorin e vështirë të ndërtimit, duke lejuar që një pjesë e Vlerës së Shtuar të një ndërtese të re të banuar nga pronari, p.sh. diferenca midis çmimit aktual të shitjes dhe kostos së vetëfaturuar të ndërtimit, që përfshin tipikisht një marzh fitimi 15-20 %, të mbetet e pataksuar. Në kontrast, për ndërtesat që më vonë jepen me qira vlera e shtuar e pataksuar, mendohet se në një farë mase përfitohet duke taksuar pagesat e qirasë. Në mënyrë analoge për ndërtesat e reja tregtare, kjo sasi është menduar të mbidhet nëse pronarët e tyre prodhojnë produkte të taksueshme.Ndryshimi i propozuar nuk duhet të çojë në rritje të çmimit të banesaveDuke u kthyer prapa tek parimi bazë i mishëruar në ligjin origjinal TVSH-së, ndryshimi i propozuar nuk duhet të çojë në një rritje të çmimit të banesave në masën 20 % (shih Tabelën). Në rast se vërtetë ndodh kështu, kjo do të nënkuptojë se ndërtuesit i paskan blerë në fakt të gjithë materialet e ndërtimit pa paguar TVSH-në, dhe se ato janë mbështetur totalisht në kontrata pune informale (çka do ta bënte arsyetimin për ndryshimin në ligj edhe më të fortë). Në mënyrë analoge me çdo produkt tjetër, ligji i TVSH-së parashikon që nëpërmjet mekanizmit normal të rimbursimit të TVSH-së, pagesat e TVSH-së për materialet e ndërtimit dhe vlerën e punës do të rimbursohen. Si rezultat, çmimi i ndërtesave të reja me TVSH do të rritet vetëm me 0.2 (norma e TVSH-së) shumëzuar pjesën e pataksuar aktualisht, që është kryesisht marzhi i padeklaruar i fitimit të ndërtuesve. Në mënyrë që të merret avantazhi i plotë nga këto reforma, do të ishte e këshillueshme të eliminohej praktika aktuale e:1. taksimit të vlerës së punës në ndërtim, si dhe 2. të përjashtoheshin nga TVSH-ja pagesat e qirasë. Në këmbim dhe për të bërë të mundur që të kontribuohet në një reduktim të ndjeshëm të evazionit fiskal, autoritetet fiskale duhet të forcojnë besimin në procedurat e rimbursimit të TVSH-së dhe të sigurojnë që vlerat e rimbursueshme të mos kthehen në gjoba me vlerë të barabartë me to për arsye arbitrare. Çfarë do të ndryshojë?Përveç faktit që nuk ka ndonjë arsye apriori për diferencimin në trajtim mes ndërtesave dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, përfshirja e ndërtesave në bazën e taksës ka disa avantazhe të rëndësishme. -Së pari, nuk do të jetë më detyrim i administratës së taksave, të provojë që një ndërtues i caktuar ka punësuar më shumë punëtorë sesa ka pasqyruar në bilancin e paraqitur në zyrën e taksave. Barra e provës do të përmbyset dhe ndërtuesit do të jenë të nxitur të deklarojnë me vërtetësi numrin e punonjësve, përfshirë këtu edhe pagën e tyre reale, çka do të ketë efekte dytësore pozitive në aftësitë e administratës tatimore për të formalizuar pagesat e tatimit mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat me performancë më të keqe në Shqipëri. -Së dyti, tregu do të ketë më shumë nxitje për të ofruar apartamente me qira, çka mund të ndihmojë në situatën e familjeve me të ardhura të ulëta. -Së treti, reforma do të thjeshtojë administrimin e TVSH-së (përfshirë këtë detyrimin e vetëkuptuar për të lëshuar fatura për shitjen përfundimtare të një ndërtese) dhe do t i japë bizneseve një argument më shumë në përpjekjet e tyre të justifikuara për të insistuar në mekanizëm të besueshëm të rimbursimit të TVSH-së. Së fundmi, zbatimi i ligjeve të taksave nga ana e biznesit dhe sjellja strikte sipas rregullave e autoriteteve fiskale, janë dy anë të së njëjtës monedhë, që vlejnë për ndërtimin po aq sa për çdo sektor tjetër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.