Ndihmat e huaja nuk arrijnë të kufizojnë emigrimin nga vendet në zhvillim

13/02/2018 9:07 AM 0 komente

Ndihma e huaj shpesh nuk arrin të frenojë emigracionin nga vendet e varfra dhe madje mund të ndihmojë në nxitjen e saj në afatin e shkurtër, pohon një raport që nënvizon vështirësitë me të cilat ballafaqohen përpjekjet evropiane për të penguar rrjedhën e emigrantëve të rinj.

‘Vendet e zhvilluara duhet të shohin përtej parandalimit të thjeshtë dhe të fokusohen se si të menaxhojnë lëvizjen afatgjatë të njerëzve, që është e pashmangshme, për shkak të rritjes së popullsisë në Afrikë’, thotë studimi, shkruan FT.

Hulumtimet nga Qendra për Zhvillimin Global, një think-tank, shton debatin mbi politikat e tilla si programi “multibillion-euro” i BE për të trajtuar shkaqet rrënjësore të migrimit duke nxitur zhvillimin ekonomik në vendet afrikane. Michael Clemens, autori kryesor i raportit, tha se puna e tij nuk argumentonte që një ndihmë e tillë domosdoshmërisht ishte e keqe, por nuk duhet parë si një mënyrë e shpejtë për të frenuar migrimin.

“Nuk ka asnjë provë se vendet e varfra që po zhvillohen drejt të qenët vende me të ardhura të mesme kanë përjetuar një rënie të emigracionit, në fakt është e kundërta,”- tha ai.

“Pothuajse çdo vend që ishte i varfër në vitet ’60 dhe me sukses arriti që me kalimin e kohës të përjetonte një rritje shumë të madhe në normën e emigracionit”.

Shpjegime të mundshme për trendin janë se vdekshmëria në rënie e foshnjave krijon një grup më të madh të të rriturve të rinj në moshë pune; edukimi më i mirë ngre aspiratat dhe aftësinë e njerëzve për të udhëtuar; si dhe rritja e prosperitetit bën që të qarkullojë më shumë para në dispozicion për të paguar vizat ose kontrabandistët që mundësojnë largimin.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz