Të pushosh kur keni infeksion ndihmon të luftojë armikun e momentit, dhe do të shërbejë gjithashtu për të reaguar më shpejt kur mikroorganizma të ngjashëm patogjene do të na sulmojnë në të ardhmen. Një gjumë i mirë gjatë natës, në fakt, ju lejon t’i akordoni më mirë kujtimet. Jo vetëm ato psikologjike, që ne mbajmë në tru. Edhe ata imunologjik, që kemi ruajtur në sistemin e mbrojtjes së trupit tonë.
Si ‘magazinohen’ kujtimet
Pavarësisht dallimeve të dukshme, sistemi qendror nervor dhe imunitar kanë një gjë të përbashkët: janë të pajisur me një kapacitet ruajtës shumë të kufizuar për mbajtur të gjithë informacionin e grumbulluar. Duhet të jetë kjo arsyeja se pse kanë evoluar strategji të ngjashme: në të dy sistemet kujtesa fillimisht kodifikohet në një ‘depozit’ të përkohshme, dhe më pas transferohet në një arkiv afatgjatë dhe më në fund reduktuar ndaj komponentëve të saj esenciale abstrakte, në mënyrë që të mund të ri-përdoret në të ardhmen edhe në situate pak të ndryshme. Ky process konsolidimi mnemonic do të favorizohej nga gjumi, me shumë të ngjarë përmes reduktimit të clirimmit të hormonit të kortizolit.
Memonria imunitare
Këtë e sugjerojnë disa studime që kanë obsevuar, në netët pas vaksinimit, reagimet imunitare të subjekteve të imunizuar. Një përfitim mbresëlënës do të ofronte veçanërisht gjum i thellë, siç shpjegohet nga një anketë e publikuar në trendet e Neurosciences nga Jan Born në Universitetin e Tübingen. Mendoni për një organizëm që ecën në trupin e strehuesit të tij, duke kaluar përmes lëkurës, mushkërive apo zorrëve.
Linja e parë e mbrojtjes përbëhet nga qelizat imunitare të lindura që përpiqen ta ndalojnë atë me mekanizma të tilla si inflamacioni dhe fagocitoza. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme aktivizohen qelizat e tjera të quajtura APC, që ‘fetëzojnë’ përbërësit e mikroorganizmit dhe e ekspozojnë ato në sipërfaqe të saj për disa orë, si një lloj kujtes afatshkurtër. Për ta konsoliduar kujtesën imune për muaj dhe vite ndaj një lloji tjetër qelizash, limfocitet T. Mund të njohin qindra detaje të një mikro-organizmi por i përgjigjen vetëm atyre dominant, që në numër janë shumë më të pakët.