Shumica e organizatave kanë kontribues të shquar individuale – programuesit, personat që merren me shitjet, inxhinierët – të cilët kanë ndikim të madh dhe i ofrojnë mbështetje kritike firmës. Edhe pse ata nuk mbajnë tituj menaxherialë, largimi i tyre do të ishte një humbje e madhe. Këta individë përmbushin kriteret për udhëheqës të vërtetë, por kur bëhet fjalë për zhvillimin e mundësive të lidershipit, ata ka gjasa të dalin jashtë loje për shkak se ata nuk kanë nën mbikëqyrje askënd.
Edhe në qoftë se ata kanë zgjedhur të mos ndjekin asnjë rrugë menaxhimi, ata ende do të përfitonin nga zhvillimi i lidershipit – ashtu sikundër do të ndodhte me kompaninë tuaj. Zhvillimi i lidershipit mund t’i bëjë ata lojtarë më të mirë ekipi, të përmirësojë aftësitë e tyre komunikuese, dhe ti mësojë ata të jenë trajnerë më të mirë. Për më tepër, teksa ata bëhen më efektive në mënyrë ndërpesonale, ata ka gjasa të përqafojnë potencialin e tyre të menaxhimit dhe të ndjekin role formale drejtuese.