Faktet janë kokëforta, shkroi Mark Twain, por, statistikat janë të përpunueshme. PBB-ja dhe borxhi i sajuar mund të mashtrojnë huadhënësit në dhënien e kredive më lehtë, dhe shifrat e fryra të inflacionit mund të mbulojnë problemet ekonomike, politikanët janë shpeshherë të tunduar për të manipuluar të dhënat. Është detyra e staticienit që të mbajë të dhënat të vërteta, shkruan The Economist.
Sipas rastit me një çmim të lartë
Në vitin 1937, Olimpiy Kvitkin, një staticien rus që kishte në ngarkim censusin e Bashkimit Sovjetik, u arrestua dhe më pas u ekzekutua. Gabimi i tij ishte se vendi kishte më pak njerëz se sa Stalini kishte deklaruar (politikat brutale të diktatorit shpjegojnë diferencën).
Njësoj shokues rasti i Andreas Georgiou, i cili për shkak të detyrës u bë “kurban”. Krimi i Georgiu: përllogariti se deficiti buxhetor i Greqisë në 2009 ishte 15.4% e PBB-së. Pa marrë parasysh se përllogaritjet e para të kësaj shifre kishin qenë pak më të ulëta, 13.6% e PBB-së dhe pa marrë parasysh konfirmimin e vazhdueshëm të Komisionit Europian se shifrat qenë të sakta. Dhe mbi të gjitha pa marrë parasysh përvojën e tij 21-vjeçare në Fondin Monetar dhe Ndërkombëtar. Kritikët e të gjithë spektrit politik e akuzuan atë për rritjen e shifrave. Më pas e çuan në gjyq.
Fillimisht thanë se falsifikimi i supozuar ishte shkaku i panikut që rezultoi me Programin e Shpëtimit të Greqisë në 2010-n. Pas Programit të Shpëtimit, Georgiou nisi të punonte në ELSTAT, agjencia e statistikave të Greqisë. Thuhet se i ka shkaktuar Greqisë një dëm prej 171 miliardë eurosh. Shifrat e tij të supozuara të falsifikuara u justifikuan me kushtet e ashpra të imponuara nga huadhënësit e Greqisë.
Gjykata i ka rrëzuar këto akuza tri herë. Por, më 1 gusht Gjykata e Lartë hapi çështjen dhe në dhjetor ai pret një gjykim të veçantë, për t’u përballuar me akuzat se ka refuzuar që bordi i ELSTAT të japë votën e tij për nivelin e deficitit. Statistikat nuk janë të supozuara të funksionojnë me anë të votimit.
Kur është politikisht e vështirë për të qëndruar ndaj të vërtetave të vrazhda, agjencitë e jashtme mund të jenë shkaku i rrëzimit të staticienëve. Deri tani, i ka rënë për hise Komisionit Europian për të folur për zotin Georgiou se sa qeveria greke. Në një episod të ngjashëm në 2013 në Argjentinë, ku presidentja e atëhershme, Cristina Fernández de Kirchner, kishte prirjen për të ndjekur penalisht ata të cilët raportonin shifrat e sakta të inflacionit, FMN-ja kërcënoi me përjashtimin e vendit nëse statistikat nuk përmirësoheshin. Staticienët e dinë më mirë se shifrat boshe janë të vështira. Gënjeshtra, të mallkuarat gënjeshtra dhe statistikat? Ka një diferencë midis tyre. Por për këtë duhet pyetur një staticien.