Talenti largohet nga një organizatë ku ata keq-menaxhohen ose kur organizata nuk arrin ti frymëzojë ose ti ofrojë hapësirë për sfida dhe rritje të reja. Këtu janë teknikat për të rehabilituar apo aktivizuar një marrëdhënie të re me shefin tuaj. Ju gjithashtu duhet të dini kur është koha për tu larguar.
Mos u zemëroni – Hidhuni Në Veprim! –Merni rrugën e vështirë , mos e ‘digjni’ kurrë një ‘urë’ profesionale, dhe kanalizoni energjinë dhe zemërimin tuaj për të krijuar një plan veprimi.
Liderët kontrollojnë ‘motin’ – Kur shefi juaj po kalon një ditë të keqe, humori në të gjithë zyrën ndryshon dukshëm. Mos bini në grackën e mjerimit të shefit ta lejoni atë të trondisë gjithë atmosfreën përreth. Përcillni diçka pozitive.
Mësoni të komunikoni me shefin tuaj – Kuptoni stilin e punës dhe komunikimit të shefit tuaj dhe jepni mesazhin tuaj në përputhje me rrethanat.
Shumica e konflikteve në vendin e punës burojnë nga ndryshime në personalitet, komunikim, dhe stilin e punës.
Shefi juaj nuk lexon mendje -Nëse keni shqetësime, duhet t’ia bëni të ditur dhe prezantoni zgjidhjet tuaja. Ankesat e pakuptimta nuk janë kurrë të mirë-pritura, por çdo shef mirëpret probleme me zgjidhje të sugjeruara.
Gjeni ‘përkrahës’ përvec shefit- Një sponsor do e vinte reputacionin e tij profesional në dispozicionin tuaj, dhe kur ju ta keni fituar atë do mund ti bëni të qarta dhe të njohura vlerat tuaja.
Krijoni pauses –Shefat kanë prirje të vënë re persona dhe veprime që ndikojnë linjën e fundit dhe rrisin ndërgjegjësimin për organizatën (ose shefin) ndaj botës së jashtme. Bëhuni personi i cili njerëzit ndjekin në organizatë dhe më gjerë.
Shfaqni sjellje prej lideri ‘yjor’– Edhe nëse nuk jeni shefi i madh, ju mund të mbikëqyrni të tjerët. Të jeni udhëheqësi që trajnon dhe ndërmjetëson raporte të drejtpërdrejta. Të jeni një dëgjues aktiv dhe të siguroni sfidë dhe llogaridhënie për ekipin tuaj. Kthehuni në ‘heroin’ që ndihmon të tjerët të rriten dhe të zhvillohen dhe krijoni kulturën që do të dëshironit nga shefi juaj.
Kuptoni se kur është koha për tu larguar -Nëse shefi po htyp krijimtarinë dhe mobilitetin e karrierës, atëherë konsideroni seriozisht largimin. Ju duhet të kërkoni për një shef që do të maksimizojë forcat tuaja dhe do ju ofrojë mundësinë e sfidave të reja, vendimeve në debate, dhe do të investojë në rolin tuaj në organziatë me blerje dhe llogaridhënie.
Intervistoni shefin e ri – Kur largoheni mos supozoni se shefi juaj i ardhshëm do të jetë më i mirë. Shumë njerëz e humbasin rastin për të pyetur shefin e tyre të ardhshëm, gjatë intervistës. Kuptoni se me cfraë po përballeni dhe pyesni gjithashtu kolegët tuaj të ardhshëm për fidbek.