Ndotja e ajrit po shkakton plakje të parakohshme tek qytetarët duke krijuar rrudha dhe shenjat të tjera të plakjes, sipas studimeve të fundit shkencore.
Efektet e gazrave helmues po shikohen në të gjithë qytetet perëndimore, si Londra dhe Nju Jorku, ashtu sikurse në qytet më të ndotura të Azisë dhe në disa raste mund të jetë shkaku kryesor i plakjes.
Zbulimet shkencore janë tashmë duke nxitur kompanitë e mëdha të kozmetikës për të gjetur një zgjidhje, përfshirë dhe ilaçe që bllokojnë direkt dëmin biologjik. Por, doktorët paralajmërojnë se rutina e kujdesit të lëkurës, siç është skrabi, përkeqëson dëmtimin që vjen nga ndotja e ajrit.