Në fillim të vitit 2016 importuesit e lëndës së parë do të kenë lehtësi nga tatimi doganor.
Sipas drejtorit të doganave të Kosovës Lulzim Rafuna, nga ky tatim do të lirohen lëndët e parë që importohet nga vendet e Bashkimit Evropian e të cilat më nuk do t’i nënshtrohen tatimit doganor prej 10 % , shkruan Kosova Press.
Sipas tij, ky tatim do të hiqet pasi shumë shpejt pritet të hy në fuqi marrëveshja për Stabilizim Asocimit (MSA).
Ndërkaq, Qeveria ka miratuar edhe planin 4 vjeçar për zhvillim, i cili po diskutohet edhe me biznese, lidhur me krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.