Në muajin dhjetor qeveria angazhoi 17 miliardë lekë investime ose 28 për qind të planit vjetor, sipas rezultateve fiskale të Ministrisë së Financave për vitin 2014.
Në muajin nëntor sipas të njëjtave burime, investimet kapitale ishin realizuar 43.5 miliardë lekë, ndërsa në fund të dhjetorit mësohet të jenë angazhuar për investime plot 60 miliardë lekë.
Tani kur është janë mbyllur llogaritë e buxhetit 2014 dhe rezultatet janë bërë publike paqartësitë mbi shifra për investimeve në vend që të kthjellohen janë bërë edhe më të komplikuara.
Ministria e Financave raporton se, i ka realizuar investimet publike gjatë vitit 2014 në 60.5 miliardë lekë, nga 66 miliardë lekë që e kishte planin në buxhetin e rishikuar, ose 9 % për qind më pak.
Por një akt normativ që është miratuar në ditët e fundit të vitit që shkoi bëri ndryshime në buxhetin e vitit 2014. Në këtë akt shpenzimet për investime arrijnë në 67 miliardë lekë. Sipas kësaj shifre investimet kapitale për 2014, jo vetëm që janë realizuar, por edhe janë tejkaluar karahasuar me planin. Ndërsa vetë ministri Ahmetaj ka pohuar se, investimet u realizuan 91 % pra, 60.5 miliardë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.