Më shumë se 1 trilionë dollarë vihen baste për sportet çdo vit. Sipas disa vlerësimeve rreth 70 për qind e kësaj shifre vihet në futboll.
Për të përmbushur këtë kërkesë – pjesa më e madhe e së cilës vjen nga Azia – Satellite Information Services Ltd. nënshkroi një partneritet ekskluziv për Genius Sports në mënyrë që të shpërndajë të dhënat zyrtare të futbollit spanjoll për qëndrat e basteve në të gjithë botën.
Marrëveshja përfshin LaLiga, divizonin kryesore të futbollit në Spanjë skuadrat e së cilit përfshijnë Real Madridin e Cristiano Ronaldos dhe Barcelonën e Lionel Messit. Termat financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.
SIS me bazë në Londër ka qenë partneri ekskluziv i LaLiga për të dhënat e basteve live që nga viti 2014. Partneriteti me Genius, bazuar gjithashtu në Londër, do të mundësojë shpërndarjen më të gjerë të të dhënave për më shumë se 2,500 ndeshje në tri liga dhe dy garat e kupes çdo sezon, ka thënë Paul Baker, drejtor për zhvillimin strategjik në SIS. Marrëveshja përfshin të dhëna para-ndeshjes, gjatë-ndeshjes dhe pas-ndeshjes.
Genius gjithashtu shpërndan të dhëna për FIBA, organi qeverisës për basketbollin ndërkombëtar, dhe shërben si monitorues integriteti për Major League Baseball.