Kosova është para një kolapsi energjetik. Kjo dëshmohet nga të dhënat e KEDS-it, ku tregon se ata janë duke importuar energji në vlerë prej 150 – 200 mijë eurosh në baza ditore.
Ky distributor vetëm për dy ditë të Festës së Bajramit për t’i siguruar qytetarëve energji 24 orë do të shpenzojë 400 mijë euro për të importuar 250 – 300 megavat (MW) në orë energji. Duke u përballë me këtë gjendje KEDS-i kishte kërkuar nga ZRRE-ja që të ngritë çmimin e energjisë elektrike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.