Lojtari më i mirë në botë do përballet me ekipin ‘kompjuterik’, në skenën më të madhe në botë.
Përballja e Lionel Messit të Argjentinës me Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës ditën e dielë, duket në pamje të parë si një takim midis talentit të shkëlqyer individual shënuar dhe disciplines së ‘egër’ të një bashkësie kolektive.
Por kjo lojë do të jetë për shumë më tepër se kaq.
Argjentina ka treguar se ajo mund të luajë një ndeshje me po aq taktikë sa gjermanët, duke frumbulluar fitore të ngushta dhe duke bërë çdo gjë që është e nevojshme për të fituar. Gjermania, ndërkohë, ka luajtur dy nga ndeshjet më eksplozive të turneut –kur mundi Portugalinë 4-0 në ndeshjen e saj të parë dhe më pas ‘masakrën’ e Brazilit 7-1 në gjysmëfinale.
Shto historinë e pasur mes këtyre dy ekipeve – të cilët u përballën me njëri-tjetrin në dy finalet drejt Kupës së Botës në vitin 1986 dhe 1990, duke fituar secili nga një – dhe vështirë të përfudnsoh se kush do dalë fituesi në Maracana Stadium.
Ja një analizë se si krahasohen dy finalistët:
Portierët
Reputacioni i Manuel Neuer si një nga portierët më të mirë në botë është rritur vetëm në Brazil, ku ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë në të gjithë turneun, sidomos në raundet e 16. Përveç se ka qënë një pritës i klasit të parë, portieri i Bayern Munich tregoi shkathtësinë e tij duke ndihmuar vazhdimisht mbrojtjen në fitoren e raundit të dytë ndaj Algjerisë. Ai më pas bëri pritje kyce për ti mohuar Karim Benzema barazimin e Francës në çerekfinale, dhe disa pritje mbresëlënëse ndaj golave Brazilian.
Sergio Romero shërbeu vetëm si mbështetje për klubin e tij Monaco këtë sezon të fundit, por bëri një punë të sgkëlqyer në gjuajtjet e penalltive kundër Holandës kur e shpëtoi dy herë ekipin e tij duke e derguar në finale. Gjithsesi ai do të përballet me sfidën e tij më të madhe kundër gjermanëve ‘klinikë’.
Avantazh: Gjermania
Mbrojtja
Mbrojtja e Gjermanisë është përmirësuar shumë që kur trajneri Joachim Loeë nxorri kapitenin Philip Lahm jashtë mesfushe dhe e vuri përsëri atë në pozicionin e tij të preferuar. Mats Hummels ka qenë një spirancë e qëndrueshme në mbrojtjen qendrore, dhe Gjermania pati pak probleme për të neutralizuar sulmet shpërthyese e Francës dhe Brazilit. Nëse ata do të munden të përballojnë Messi-n është një çështje tjetër.
Mbrojtja e Argjentinës është parë si dobësia e saj kryesore në Kupën Botërore, por ekipi tashmë ka kaluar 330 minuta pa marrë asnjë gol në raundin e 16 – duke përfshirë dy periudha kohore ekstra.
Avantazh: Gjermania
Mesfusha
Kjo është forca më e madhe e Gjermanisë, një njësi pa dobësi që luan së bashku si ingranazhet e një makine. Bastian Schëeinsteiger dhe Sami Khedira mbështesin në mbrojtje, ndërsa Toni Kroos dhe Mesut Ozil drejtojë shumicën e sulmeve. Loja e pamëshirshme e Gjermanisë kundër Brazilit ishte orkestruar nga efikasiteti klinik i mesfushës së saj, dhe një lojë e ngjashme të dielën mund të jetë e papërballueshme edhe për Argjentinën.
Argjentinasit, ndërkohë, shpresojnë që Angel Di Maria të shërohet nga dëmtimi në kofshë për të luajtur në finale. Ritmi i Di Maria dhe aftësia për të përballuar mbrojtësit ‘u zbeh’ dukshëm kundër Holandës, kur ekipi i tij luftoi me vështirësi për të dalë nga situata. Mesfushori mbrojtës Javier Mascherano ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë kundër Holandës dhe është ‘çelësi’për të mbajtur Gjermaninë në kontroll.
Avantazh: Gjermania
Sulmi
Gjermania ka golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës, Miroslav Klose. Por Argjentina ka Messi-n. Ndërsa Messi nuk ka shënuar në tre ndeshje e 16, katër gola e tij në fazën e grupeve i kujtuan të gjithëve se kush është ai. Së bashku me Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain në ekip, Messi ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit të Argjentinës – dhe kurrë më shumë se në ndeshjen më të madhe të karrierës së tij. Që Argjentina të ketë një shans, Messi do duhet të gjejë mënyrën për të shënuar gola-qoftë për veten e tij qoftë për ekipin.
As gjermanët nuk nuk mbeten prapa në sulm: Klose shënoi golin e 16-të të karrierës së tij të Kupës Botërore kundër Brazilit, dhe shoku i tij i grupit, Thomas Mueller ka tashmë 10 gola në vetëm dy turne.
Avantazh: Argjentina