Banka e Shqipërisë do të shesë të enjten në ankand, për llogari të Ministrisë së Financave 5 miliardë lekë obligacione 2 vjeçare fikse.
Sipas informacionit të institucionit monetar qendror, kuponi indikativ është 4.84%.
Ankandi i fundit me të njëjtin maturitet u zhvillua në 18 gusht, ku kuponi i ankandin rezultoi 4.84%, aq sa ishte dhe ai indikativ.
Shtyrja e këstit të tretë prej 26 milionë euro të kredisë së FMN-së, që pritej të lëvrohej brenda tetorit do të bëjë që qeveria të rrisë kërkesën në tregun e brendshëm.
Pas ikjes së FMN-së rreth 10 ditë më parë, pa arritur një marrëveshje me qeverinë për taksat e vitit të ardhshëm, negociatat u lanë përgjysmë dhe kjo shtyu automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë, sepse disbursimi bëhet vetëm pas miratimit nga Bordi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.