Në shitje ishulli privat në bregun e Sicilisë

04/04/2019 1:22 PM 0 komente

Ishulli privat në bregun e Siçilisë, në të cilin ndodhet një kullë vrojtimi e shekullit të 17-të, ka dalë në shitje kundrejt vlerës prej 1.7 milionë paund.

Ishulli i cilit njihet me emrin “ Isola delle Femmine” (“Ishulli i grave”) është i pabanuar dhe ndodhet rreth 304 metra larg nga qyteza që ndodhet pranë qytetit të Palermos.

Ky ishull është gjithashtu edhe pjesë e një parku kombëtar të mbrojtur.

Pjesë e këtij ishulli është edhe një kullë vrojtimi e shekullit të 17-të e cila fatkeqësisht u dëmtua shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përveçk kullës së vrojtimit, në këtë ishull ndodhen edhe sot e kësaj dite rrënoja të qytetërimit të lashtë antik grek dhe romak.

Ky ishull i cili quhet “Ishulli i grave” e ka marrë këtë emër sepse në të u transferuan rreth 13 shërbëtore turke të cilat u dënuan duke u sjellë në këtë ishull për shkak të sjelljeve të tyre të këqija, madje kur u sollën në këtë ishull ato u cilësuan si kriminele.

Ky ishull, në pronësi të familjes italiane që prej shekullit të 16-të, Pilo Bacci, është hedhur në treg nga kontesha Paola Pilo Bacci. Ajo është duke e shitur atë sepse familja e saj nuk e përdor atë as për pushime verore.

Kur ky ishull u hodh në treg për herë të parë vlera e tij ishte 3 milionë paund, dhe tani vlera e saj ka shënuar rënie, në 1.7 milionë paund për shkak se nuk kishte blerës të mundshëm në atë vlerë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of