Ky është një prej rezorteve më mahnitës në Jug të Paqësorit, që cilësohet si një prej më të bukurve në botë.
Ky rezort, është nxjerrë në shirtje, por juve duhet të disponing 17 milionë paund (32 milionë dollarë të Zelandës së Re) për ta bërë atë tuajin.
Rezorti privat Aitutaki ndodhet në ishun me të njejtin emër, pranë ishujve Cook.
Ai ka një sipërfaqe prej 27 hektarësh dhe është i përbërë nga 36 shtëpi të vogla në të cilat akomodohen turistët. 7 prej këtyre shtëpizave të mbuluara me kashtë janë të ndërtuara mbi ujë.
I gjithë stili i arredimit interior është dekoruar sipas stilit tradicional të vendeve të Paqësorit Jugor.
NJë prej këtyre shtëpizave konsiderohet si më luksozet dhe përbehët nga një pishine private, një kopsht privat, një vaskë gjigandemë hiromasazh dhe shumë lehtësira të tjera. Zakonisht kjo shtëpizë prenotohet nga çiftet e sapomartuara për të kaluar muajin e tyre të mjaltit.
Nëse keni dëshirë që të beheni pronarë të këtij rezorti privat, ju mund ta blini atë për 32 milionë dollarë të Zelandës së Re.
Ky rezort i vendosur në një prej zonave më të mira të Jugut të Paqësorit dhe ka nëj potencial shumë të lartë për t’u zhvilluar në të ardhmen.