Shumë njerëz i perceptojnë takimet e stafit si humbje kohe. Për t’i bërë ato më të dobishme, përpiquni të angazhoheni të gjithë në dhomën e takimit. Mos lejoni të dyshuarit e zakonshëm të dominojnë diskutimin ndërsa të tjerët mbeten kryesisht ‘në hije’. Nëse ju doni të dëgjoni opinione nga të gjithë:
- Kërkoni për ide përpara kohe. Njerëzit do të jenë në gjendje të përgatiten, në mënyrë që ata të mund të paraqesin argumentet e tyre të mbështetura në fakte.
- Mos lejoni që persona të vecantë të dominojnë bisedën. Ndërprisni ata në mënyrë të sjellshme: ‘Më falni, George, më vjen keq t’ju ndërpresë, por do të doja të jem i sigurt se cdo kush do të ketë shansin të dëgjohet .’
- Përpiquni të krijoni hapsirë për pjesëmarrës të ndryshëm. Mundësoni kohën e nevojshme që kushdo nga anëtarët e qetë të ekipit të ketë mundësinë të shprehet, duke akorduar për ata një vend të caktuar në rendin e ditës.
- Kërkoni nga njerëz të ndryshëm ti përgjigjen pyetje të drejtpërdrejta. ‘A po shmangim ndonjë gjë me rëndësi?’ ‘A e kemi menduar këtë nga të gjitha këndet e mundshme?’ Këkroni të flasin njerëzit që nuk përfshihen lehtë në bisedë.