Investitorët e huaj kanë investuar 15.3 miliardë euro në obligacionet rumune në fund të tremujorit të dytë, tre herë më shumë në krahasim me tre vjet më parë, sipas një analize të kryer nga firma lokale e ‘brokerimit’ BT Securities.
Portofolat e tyre totalë të instrumenteve rumunë ishin 17.7 miliardë euro, me investimin e portofolit në aksionet lokale pak më shumë se 2 miliardë euro, raporton Economica.net.
“Mjedisi ndërkombëtar u bë i paqëndrueshëm dhe i pasigurt në tregjet e mëdha dhe investitorët e huaj nuk ishin të interesuar të ekspozoheshin ndaj aksioneve rumune. Nga ana tjetër, norma ende e madhe e interesit për instrumentet e denominuara të RON tërhoqi fondet e investimeve të huaja, të cilat u investuan në obligacionet shtetërore dhe obligacione të tjera rumune”, – tha Dan Rusu, analist kryesor i firmës lokale të brokerimi BT Securities.