Sipërmarrjet nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë biznes. Këtë po e dëshmon numri i lartë i bizneseve të mbyllura.
Në tremujorin e parë të këtij viti janë mbyllur 727 ndërmarrje, që është për 226 ndërmarrje më shumë të mbyllura se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kurse, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Odës Ekonomike Amerikane, theks të veçantë i kushtojnë ambientit jo të favorshëm për bërje biznes.
Ato që më së shumti po e dëmtojnë bërjen biznese në vend janësundimi i ligjit, situata politike dhe korrupsioni.
Edhe pse, sipas vlerësimeve të BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në tre mujo rin e parë të këtij viti ishte 2,896, që paraqet 314 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.
Sipas BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte në sektorin e tregtisë me 820 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 343 ndërmarrje, hotelerisë me 249 ndërmarrje dhe bujqësisë me 261 ndërmarrje. /Telegrafi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.