Sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2016 ka qenë 395.291 tonë, ose mesatarisht 223 kilogramë për banor në vit, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas rezultateve të Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2016, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg, ndërkaq vetëm në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kg për banor në ditë.
Në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg.
Në vitin 2016, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 71% e ekonomive familjare.
/Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.