Viti 2018 është shpallur në Kinë si “Viti i Turizmit Turk”. Kryetari i shoqatës TÜÇİAD, Koçak theksoi se në Kinë jetojnë 1,5 miliardë njerëz dhe nga këta rreth 200 milionë e kanë vizituar botën.
Koçak theksoi se shpallja në Kinë e vitit të ardhshëm si “Viti i Turizmit të Turqisë” është një mundësi e madhe për të rritur numrin e turistëve që vijnë në Turqi nga ky vend, shkruan TRT Turkey.
“Mendojmë se në vitin 2018 në Turqi do të vijnë rreth 550 mijë turistë kinezë, në vitin 2020 ky numër do të jetë rreth 3 milion, madje shpresojmë që në vitet e mëvonshme të arrijë deri në 5-6 milion. Këto shifra do ti arrijmë nëse kushtet vazhdojnë të jenë të tilla”,- tha ai.
Po punojmë për zhvillimin e çdo lloj marrëdhënie me Kinën në drejtim të interesit të të dyja vendeve, theksoi Koçak, duke shtuar se si shoqatë po përpiqen të thithin në Turqi jo vetëm turistët, por edhe investimet kineze.