Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit, Berlini është qyteti që më së miri përfaqëson pararojën, dizajnin dhe lirinë e shprehjes.
Berlini
Qyteti mbi Sprea sot është një metropol aktiv. Pika e re qendrore është Potsdamer Platz, kompleks modern i ndërtesave që i ofron vizitorëve një përzierje interesante dyqanesh, teatrosh, kazinosh, kinemash, qendrash multimediale dhe arkitekturës moderne. Në të njëjtin stil është projektuar zona përreth Reichstag. Këtu gjenden në një distancë të shkurtër mes tyre objektet kryesore qeveritare: Bundestagu, selia aktuale e qeverisë, Bundesrat, Kanzleramt, Abgeordnetenhaus dhe disa ambasada nga e gjithë bota. Bulevardi ‘Unter den Linden’ u konceptua si një rrugëtim me kalë mes vendbanimit në ishull të Sprea dhe pyllit Tiergarten. Ndërtesa të kushtueshme të periudhës prusiane i bashkohen ambasadave dhe qendrave tregtare. Oranienburgerstraße, zona në veri të Alexanderplatz dhe të ishullit Sprea, është e njohur për atmosferën e saj miqësore dhe të hapur ndaj kulturave të tjera.
Në këtë lagje, në Auguststraße dhe Linienstraße, gjenden shumë galeri interesante që mirëpresin turistë nga e gjithë bota. Restorante të panumërta të nacionaliteteve të ndryshme, kafene të njohura, Kneipen dhe galeritë, ‘ ‘shoqërojnë’ rrugët e gjallëruara nga njerëz pa fund. Për të mos humbur në asnjë mënyrë është Hackeschen Höfe, oborret e Hackescher Markt të famshëm për kulturën alternative.
Ku këshillojnë shumë klube:
- Berlini, sidomos në pranverë dhe verë duhet të vizitohet në dy rrota, një alternativë reale ndaj makinave dhe transportit publik
- Shkoni në Schlosspark, Tiergarten, apo kopshtin zoologjik, zona të pamata në gjelbërim të Berlinit, dhe uluni nën pemët e limës dhe gështenjës për të shijuar pak diell
- Provoni specialitetet lokale, të tilla si Boulette (qofte të veçanta) shoqëruar me Ëeiße Berliner (birrë tipike berlineze).
- Vizitoni ishullin e Muzeve dhe hidhuni pak në artin dhe dizajnin e kohëve të lashta dhe moderne
- Rigjurmoni historinë e Murit përmes ndjekjes së veprave të artit të Galerisë së Lindjes