Nën radarët e Zelandës së Re: Nga Kroacia për në Shqipëri, planifikoni një udhëtim në Ballkan

14/06/2018 11:00 AM 0 komente

“Sezoni veror në të gjithë Europën zyrtarisht ka nisur dhe temperaturat në rritje do të thonë se nëpër rrjetet sociale do të shihni plazhe apo pishina pafund në Santorini, apo fshatrave të Cinque Terre dhe ose në Provence. N.q.s dëshironi t’iu ofroni miqve tuaj diçka tjetër për të parë, nisni nga Kroacia.”- kështu shkruan Andy Ross, autor në New Zelanda Herald.
“Kroacia është e madhe,” thotë Andy Ross, kreu i kompanisë 40-vjeçare Exodus Travels. Në vitet e fundit, ai ka konstatuar shndërrimin turistik të vendit. Tani është tregu europian me rritje më të shpejtë, thotë ai.
“Ka arsye të mirë për këtë: Kroacia ka më shumë bregdet se Portugalia dhe Franca, madje dhe më shumë ishuj se sa Maldive. Vizitorët vjetorë në vend tani katërfishojnë popullsinë e vendit prej 4.2 milion.”- vijon të shkruajë ai për Kroacinë.

Por, nuk ndalet vetëm në këtë vend. Në hartë është edhe Shqipëria.

Më e mira për Alpinistët: Malet e Shqipërisë

Alpet shqiptare, të vendosura në cepin veriperëndimor të vendit, duken aq të pakapshëm, banorët e vendit i quajnë “Bjeshkët e Nëmuna”. Por banorët kanë zbuluar vitet e fundit se kjo zonë është shndërruar në një atraksion, me mrekulli natyrore të paprekura, duke e bërë Shqipërinë një nga destinacionet më interesante.

Sa kohë do t’ju duhet: Katër deri në pesë ditë

Çfarë duhet të shihni dhe të bëni: Filloni me një shije të jetës lokale në qytetin e lashtë, të mbushur me xhami në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi. Atje, burrat e moshuar luajnë letra në hijen e parqeve të qytetit dhe të rriturit pinë me gota turke në kafenetë e hapura. Pastaj hipni në një varkë në fshatin e Valbonës, ku një udhëtim malor tetë orë lidh fshatrat e izoluara në pyllin e dendur Theth, nëpërmjet rrugëve tejet të bukura. Në një lartësi prej 5,889 metra mbi luginë, do të arrini Luginën e Valbonës. Prej aty, është një rrugë e butë nëpërmjet shtigjeve pyjore të shtruara me pisha, para se të përfundojë në fshatin historik të Thethit, për të cilin përmendet pylli.

Ku të qëndroni: Një pjesë e vogël e haneve të çuditshme në fshatin Valbonë ju lejojnë që sapo të dilni nga dera, të ecni drejt në shtigje. Më e rehatshme është Rezidenca, një rikonstruksion i kohëve të fundit në bujtinën e vogël 13 vjeçare, duke shfaqur dhoma të tepërta, gati suitë, një gjë e rrallë në këtë rajon të vogël të zhvilluar.

Itinerari i shkrimit nga Zelanda e Re gjithashtu përfshin Parku Kombëtar Durmitor në Malin e Zi; si dhe destinacionin e Mostarit në Bosnje dhe Hercegovinë si një pikë tërheqëse për kulturën.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz